Meta i prerë: Më 6 dhjetor përballë përgjegjësit për kapjen e shtetit
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh pas takimit me kreun e PD-së Sali Berisha se në datën 6 dhjetor do të protestojnë për kapjen e shtetit.
“Jemi për Shqipërinë europian, jo për regjim policor. Në datën 6 përballë përgjegjësit për kapjen e shtetit dhe për minimin e gjithë procesit të integrimit europian të Shqipërisë për vite të tëra. Sigurinë e Europës e cënon vetëm mafia, që përdor shtetin për ta kthyer Shqipërinë në një bazë për të gjitha llojet e trafiqeve”, u shpreh Meta.
Një ditë më parë, Meta konfirmoi se do të ishte i pranishëm në protestën e 6 dhjetorit të cilën e konsideroi si një manifestim paqësor.
Pak ditë më parë, Policia refuzoi kërkesën e Partisë Demokratike për mbarëvajtjen e protestës në 6 dhjetor me argumentin se cënonte sigurinë kombëtare në një ditë historike për vendin tonë, ku liderët e Bashkimit Europian vizitojnë Tiranën për mbajtjen e samitit.
Berisha nënvizoi se nuk do të tërhiqen dhe se protesta do të zhvillohet para Kryeministrisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit