Nard Ndoka zbulon takimin me Aleks Nikën në 21 janar: E njoh edhe xhaxhain e tij

24 Janar 2023 | 15:36

Ish-deputeti Nard Ndoka deklaroi se në protestën e 21 janarit të vitit 2011, ka takuar dhe biseduar me Aleks Nikën, një prej katër viktimave që u vranë atë ditë para Kryeministrisë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Ndoka u shpreh se Nika ishte me disa shokë të tij dhe u përshëndetën.

Ndoka nënvizoi se ata nuk ishin në vijën e parë të protestës, teksa shtoi se kishte njohje personale me të dhe xhaxhain e tij.

“Atë ditë unë kam takuar edhe Aleksin në protestë. Kam pasur një njohje personale më përpara me të. Ata janë nga Manatia dhe unë kam njerëz të mi, përmes tyre kam pasur kontakte. Rastësisht jam takuar në kafe 3-4 muaj para protestës, e pashë në protestë. I fola, i përshëndeta, nuk ishin fare aktiv.

Ishin 4-5 shokë bashkë që kishin ardhur në protestë, por nuk ishin ata personin që ishin aktiv në vijën e parë, që sulmuan policinë. Ishin diku në një qoshe që po bisedonin me njëri-tjetrin. Kur kalova, ata vet më folën, i përshëndeta. E kam ndjekur me një lloj shqetësimi që kam pasur për shkak të njohjeve personale. I kam shkuar në shtëpi për ngushëllime”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024