“Serbia do të rrisë pazarin që të njohë Kosovën”, analistët flasin për asocacionin

31 Janar 2023 | 11:37

Sot pritet të mbahet njëtakim, në ambasadën amerikane në Prishtinë, mes përfaqësuesve të institucioneve të qeverisë dhe të opozitës për të diskutuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Të zgjedhurit e partive opozitare kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takim. Atyre do iu bashkëngjiten edhe përfaqësues nga Presidenca, Kryeministria dhe Kuvendi. Në takim marrin pjesë edhe nga shoqëria civile.

Në lidhje me këtë, analisti Gazmir Raci, në një intervistë për Euronews Albania theksoi se nuk mendon se ka forcë politike që do të pranojë diçka që mund të cenojë Kushtetutën e Kosovës.

“Pres që të kemi një kërkesë në Parlamentin e Kosovës për të diskutuar për atë idenë që do të duhej  të mbahet një seancë me dyer të mbyllura dhe pres që i gjithë spektri politik të mbajë një qëndrim se a janë pro asociacionit dhe e dyta për çfarë asociacioni po flasim. Unë mendoj se nuk forcë politike në Kosovës që të pranojë diçka që mund të cënojë rëndë Kushtetutën e Kosovës”- theksoi ai.

Nga ana tjetër, Nexhmedin Spahiu tha se Serbia do të rrisë ‘pazarin’ në momentin që vendos të njohë pavarësinë e Kosovës. Ndër të tjera ai shtoi se nëse Serbia s’e njeh Kosovën, nuk ka nevojë për bisedime.

“Që asociacioni të mos jetë në kundërshtim me Kushtetutën  dhe që mund të shkatërrojë shtetin e Kosovës, kjo nuk përjashtohet. Kushtetuta nuk e mbron shtetin, e mbrojnë njerëzit. Në momentin që Serbia të njohë Kosovën, ajo mund të rrisë pazarin. Nëse nuk kemi shpresën se Serbia nuk do e njohë Kosovën, ne nuk kemi pse bisedojmë me Serbinë. Ne i kemi realizuar të gjitha ato që janë kërkuar.

Serbisë nuk i intereson Kushtetuta e Kosovës, ashtu siç ne nuk na intereson Kushtetuta e Serbisë. Marrëveshjet që janë nënshkruar, janë mbi Kushtetutën”- theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026