Vritet në atentat Gilmando Dani, krahu i djathtë i Shullazit sapo u kthye nga Spanja
Një atentat me armë zjarri ka tronditur kryeqytetin këtë të martë, ku ka mbetur i vdekur miku i Emiljano Shullazit, 47-vjeçari Gilmando Dani, i cili sapo kishte mbërritur në Tiranë nga Barcelona, ndërsa është plagosur 40-vjeçari Muçi Shaljani (Sheqeri).
Të dy ishin nisur me avion drejt Barcelonës më 7 nëntor dhe kishin lënë makinën të parkuar në aeroport, ndërsa u kthyen nga Barcelona këtë të martë.
Në momentin kur janë nisur drejt Tiranës me automjetin tip Benz me targa AB 099UO, autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash, ku Gilmando Dani, që ishte pasagjer, ka humbur jetën në vend ndërsa shoferi Muçi Shaljani (Sheqeri) ka mbetur i plagosur rëndë.

Atentati ka ndodhur pak pas orës 14:15 minuta, në një zonë ku ka një trafik të dendur dhe qarkullimi i mjeteve është shumë i ngadaltë.
Autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota. Mjeti u gjet i djegur në fshatin Halil.
Muçi Shaljani është dërguar në spital në gjendje kritike për jetën, ku dyshohet se ka marrë një plumb në kokë.
Gazetarja e Euronews Albania Sara Demushi bëri me dije se në vendin e atentatit janë gjetur mbi 50 gëzhoje arme kallashnikov, të cilat janë zbrazur me breshëri nga të paktën 3 armë.
Rreth 40 minuta pas atentatit policia gjeti të djegur automjetin e autorëve në fshatin Halil të Fushë-Krujës dhe brenda tij 4 armë; 3 kallashnikovë dhe 1 pistoletë që dyshohet janë përdorur në ekzekutimin e Danit.
Automjeti me të cilin udhëtonte viktima e atentatit në Rinas, Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe miku i tij shofer, Muçi Shaljani alias Sheqeri i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore është hequr nga vendngjarja në orët e mbrëmjes së të martës.
Automjeti me targa AB 099UO, ka rezultuar në pronësi të E.K, të cilit disa muaj më parë i është vendosur një tritol në garazhin në Tiranë.
17:38 – Autori doli nga makina dhe i qëlloi nga afër| Zbardhet dinamika e atentatit në Rinas
Makina e autorit dhe e viktimave kanë lëvizur për disa sekonda paralel me njëra-tjetrën teksa autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash.
Në një moment, mjeti tip “Benz” ka humbur kontrollin si pasojë e të shtënave dhe në vend që të bënte rrethrrotullimin ka ecur drejt.
Në atë moment, një nga autorët, i maskuar, ka dalë nga makina, është afruar afër dhe pasi ka hapur derën e pasagjerit ku ndodhej Gilmando Dani ka qëlluar disa herë.
17:22 – Mbeti i plagosur te atentati në Rinas, si është gjendja e 40-vjeçarit Muçi Shaljani
Euronews Albania ka kontaktuar burime nga Spitali i Traumës në Tiranë për të marrë informacionet më të fundit rreth gjendjes shëndetësore të të plagosurit në atentatin e Rinasit, Muçi Shaljani (Sheqeri).
Sipas burimeve nga spitali, gjendja e 40-vjeçarit mbetet e rëndë, ndërsa ai është nën kujdesin intensiv të ekipit mjekësor.
Pas konstatimit të një automjeti të djegur në fshatin Halil të Fushë-Krujës policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka gjetur brenda këtij mjeti 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në atentatin e Rinasit.
16:53 – U plagos në atentatin ku u vra Gilmando Dani, publikohet fotoja e agjentit të AMP
Euronews Albania ka siguruar foton e Muçi Shaljani Sheqeri 40 vjeç, i cili mbeti i plagosur në atentatin e ndodhur ditën e sotme te rrethrrotullimi i Rinasit ku humbi jetën Gilamando Dani, miku i Emiljano Shullazit.
Muçi Shaljani ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritike për jetën pasi është qëlluar dhe në kokë dhe ka dëmtime të rënda të trurit.
16:35 – Atentati në Rinas: Të shtënat vijuan mbi 30 sekonda, plumbat depërtuan në biznese
Viktima dhe i plagosuri mësohet se ishin larguar drejt Spanjës më datë 7 nëntor dhe u kthyen në Shqipëri të martën, më 11 nëntor, në orën 14:00.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se automjeti me të cilin lëviznin viktima dhe i plagosuri nuk ishte i blinduar dhe xhamat ishin me qese plastmase që nuk thyheshin.
15:49 – U qëllua me breshëri plumbash, detaje: Viktima sapo mbërriti nga Barcelona
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ka dyshime që personi i plagosur, i cili në momentin e atentat ka qenë në timonin e mjetit të blinduar me të cilin udhëtonte bashkë me viktimën, është një agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Pas atentatit me armë zjarri të ndodhur pasditen e kësa të marte në afërsi të aeroportit të Rinasit, është gjetur një automjet i djegur në fshatin Halil të Fushë-Krujës.
Sipas burimeve nga vendngjarja, mjeti është përfshirë plotësisht nga flakët dhe dyshohet se mund të jetë përdorur nga autorët e atentatit të ndodhur në rrethrrotullimin që të çon drejt terminalit të pasagjerëve në Rinas.
14:56 – Momenti pas atentatit në Rinas, policia thyen xhamin për të nxjerrë personat
Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin që të çon drejt terminalit të pasagjerëve, ku sipas informacioneve paraprake, një automjet luksoz tip “Benz” me targa AB 099 UO është qëlluar me breshëri plumbash.
Ndërsa këto janë pamjet nga vendngjarja, ku shihet momenti kur policia thyen xhamin e makinës me qëllim për t’u dhënë ndihmën e parë personave të qëlluar. Nga atentati, një person ka mbetur i plagosur, ndërsa një tjetër ka ndërruar jetë në vend.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur