Fermerja: Qumështi i dhisë me antibiotikë nuk duhet përzier me qumështin tjetër
Vetëm 5% e blegtorëve kryejnë teste laboratorike për cilësinë e qumështit thotë një studim i FAO-s (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë) që u publikua këto ditë. Gjetjet kanë treguar se Shqipëria ka nivelin më të ulët të kontrollit të cilësisë së qumështit në rajon.
Në Shqipëri, vetëm 5.5% (200) e fermerëve të anketuar pohuan se kanë përdorur shërbimet e testimit të qumështit gjatë vitit 2020, ndërsa në Bosnjë dhe Hercegovinë, 16.7%. Të dhëna për Serbinë dhe Malin e Zi, që i takojnë vitit 2021, tregojnë se 19.9% e fermerëve serbë dhe 42.1% e fermerëve malazezë bënë testimin e qumështit në vitin 2021.
Gerta Loku Tushaj, fermere është shprehur se sot në Shqipëri, fermat e vogla e kanë të vështirë të përpunojnë qumësht.
Tushaj theksoi se e vetmja mënyrë që qytetari të dalloj qumështin kur është i prishur është se kur zihet ai bëhet kos.
Mes tjerash Tushaj theksoi se qumështi i një dhie të sëmurë nuk mund të përzihet me një qumësht tjetër dhe as nuk mund të konsumohet.
“Është shumë e vështirë që fermat e vogla të përpunojnë qumësht, fermat e vogla e përpunojnë vetë qumështin në ambientet e tyre. E vetmja mënyrë që qytetari të dallojë qumështin është se kur e zien ai bëhet si kos, fermentohet. Kjo do të thotë se qumështi është i prishur. Është një rrezik tjetër, kur kafshët trajtohen me antibiotikë apo kafshët janë të sëmura. Kur një kafshë është me anti-biotikë nuk duhet ta mjelësh atë. Qëndron te morali i fermerit besimi dhe cilësia e qumështit. Qumështi i një dhie të sëmurë nuk mund të përzihet e as të konsumohet”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë