English

Më shumë kulla? Cila është kostoja në cilësinë e jetesës së ndërtimeve në Tiranë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Brenda unazës së madhe të Tiranës janë me dhjetëra kantierë ndërtimi pallatesh, ku sa më pranë qendrës shkohet, aq më lart ngrihen godinat.

- Advertisement -

Por a është zgjedhur rruga e duhur e zhvillimit dhe cila është kostoja që paguajnë qytetarët për dyndjen e kullave? Për këtë folën në Euronews Albania ekspertët. 

Inxhinieri Arben Meçe e sheh ndërtimin, përfshi edhe të kullave në qendër të Tiranës si tregues se vendi ka hyrë në një stad tjetër, atë të kapitalizmit. 

“Kemi hyrë në një stad të ri zhvillimi politik, shoqëror dhe ekonomik. Kemi hyrë në kapitalizëm”- tha ai.

Eksperti i mjedisit, Rodion Gjoka thotë se koston e densifikimit po e përballojnë qytetarët ndërsa për kosto e kullave do të ndjehet më vonë.

“Kanë shkaktuar mungesë frymëmarrje për qytetin, mungesë të hapësirave për të ofruar shërbime publike. Pra rrit kostot e jetesës së qytetarëve. Tani po shkojmë drejt vertikalizimit, por ne nuk kemi të faktuar se cili do të jetë ndikimi i vertikalizimit në Tiranë. Sot kemi kullat, por janë bosh. Ndikimet do të shihen kur të popullohen. Do të ndjehen të trafiku, ujësjellësat”- theksoi ai.

Për urbanistin Saimir Kristo nuk është ruajtur balanca mes pjesës historike të Tiranës dhe ndërtimeve të reja.  

“Nëse ti heq këtë, pret një gjë tjetër, sharron një pjesë anash, djeg një pjesë djathtas, nëse marrin paralelizmin e sallës së operacionit një doktor i mirë është ai doktor që shpëton pacientin pa i prerë dorën. Ne tani flasim ku prerja e dorës s’është e mirëqënë.”- shprehet ai.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×