English

MPJD njofton se zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës është liruar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Zëvendësdrejtorit i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç, është liruar nga autoritetet serbe dhe ndodhet rrugës për t’u kthyer në Kosovë, njoftoi të enjten vonë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD).

- Advertisement -

Jankoviç ishte ndaluar më 17 prill në pikëkalimin kufitar të Jarinjës – që lidh Kosovën me Serbinë dhe akuzohej për prishje të rendit kushtetues të Serbisë, sipas ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla.

“MPJD njofton opinionin e gjerë publik se përfaqësuesi i zyrës së Republikës së Kosovës në Serbi, ambasadori Jetish Jashari, ka konfirmuar se zëvendësdrejtorit i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, sapo është liruar dhe ndodhet rrugës për në Kosovë”, njoftoi Ministria e Jashtme e Kosovës në Facebook.

Ministria kosovare tha se do të dalë më hollësi të tjera rreth këtij rasti më vonë.

Sipas autoriteteve kosovare, Jankoviç ishte në mesin e 10 zyrtarëve kosovarë që u ndaluan nga autoritetet serbe më 17 prill. Të gjithë prej tyre janë liruar tashmë.

Lirimi i tij vjen pak orë pasi Departamenti amerikan i Shtetit i tha Radios Evropa e Lirë që pret lirimin e menjëhershëm të Jankoviçit.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×