English

Vrau Devi Kasmin, burg përjetë për grekun Eftimio Eftimiu

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Eftimio Eftimiu, dënohet me vendim të formës së prerë.

- Advertisement -

Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë duke dënuar përfundimisht me burgim të përjetshëm grekun Eftimio Eftimiu.

Ish-komandoja i forcave ushtarake të vendit fqinj u shpall fajtor për vrasjen e Devi Kasmit, ngjarje e ndodhur më 29 janar të vitit 2018.

Dënimi përputhet edhe me pretencën e SPAK, i cili kërkoi dënimin me burg përjetë, për Eftimiun.

Gjithashtu togat e zeza të Apelit të GJKKO-së, dënuan me 33 vite burg të bashkëpandehurin tjetër Elton Halipajn, i cili dyshohet se është personi që  i siguroi grekut mjetet për të kryer vrasjen.

Vrasja e Devi Kasmit dyshohet të ketë ndodhur për prishje të pazareve të kokainës në Francë dhe Spanjë.

Gjatë kontrolleve në banesën e viktimës u gjet një sasi droge e llojit kokainë si dhe një armë e tipit automatik.

Lexoni gjithashtu:

Vrau Devi Kasmin, burg përjetë për grekun Eftimio Eftimiu

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×