English

Ferma e gomaricave/ Agroturizmi në Delvinë tërheq të huajt

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Kopaçëz të Delvinës prej një dekade Pëllumb Çako dhe familja e tij kanë ndërtuar një biznes, jo shumë të zakontë, një fermë me gomarica.

- Advertisement -

Ndonëse ishin skeptike për këtë sipërmarrje që po ngrinin, të ardhurat vërtetuan se intuita e tyre nuk kishte gabuar.

“Sot qe flasim kemi 38 individë në fermë, mesatarisht kemi 4 ose 5 litre ne dite prodhim, shitjet nuk janë stabël, janë me sezone”- u shpreh Pëllumb Çako, fermer .

“Qumështin në gjendje të lëngshme për trajtim kurativ të gjendjeve shëndetësore të dukshme por edhe të gjendjeve shëndetësore probleme që njerëzit nuk i dinë akoma.”

Kostot e rritjes së gomaricave nuk janë të pakta por 44 vjeçari, ja ka dalë që të sigurojë të ardhura për dy familjet e tij.

“Koston e ka shumë të lartë por duhet shume sakrificë që një biznes i tille të funksionojë, duhen njohuri dhe përkushtim por kryesorja është sakrificë”-tha Çako.

“Duhet te dalim ndryshe nga çfarë kemi trashëguar deri më sot, nuk mund të funksionoje qe prindi ti trashëgojë fëmijës atë që di, zanatin,

Ferma e gomaricave ka nisur të funksionoj edhe si agroturizëm. Shqiptarë dhe të huaj, shkojë për të kalaur një ditë ndryshe si fermerë.

“Interesi i të huajve këtu është për të parë sesi funksionon jeta në fshat. Të huaj konsiderohen edhe shqiptarët që nuk janë nga kjo zonë, që vijnë për vizitë. Ata mund të përfshihen në çfarëdolloj aktiviteti, po shumicën e kohës e harxhojnë me ledhati e përkëdhelje te kafshet sepse kafshët janë miqësore, kanë nevojë që ti përkëdhelësh dhe ti afrosh, pastaj eksplorojnë zonën, florën dhe faunën pra përfshihen”- u shpreh Çako.

Ferma e gomaricave ka qenë një ogur i mbarë dhe për fshatrat e Delvinës, duke rritur numrin e vizitorëve.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×