English

Gjysmëfinalet e Europa League, Roma ëndërron finalen përballë të “pamposhturve”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Emocionet e futbollit në kontinentin e vjetër vijojnë këtë të enjte në Europa League, me dy përballje që priten me shumë interes. Roma e transformuar nën drejtimin e De Rossit ëndërron finalen, por për këtë duhet të thyejë të pamposhturit e Evropës, Leverkusenin. Në Francë, Marseja pasi përmbysi Benfikën beson se mund ta bëjë këtë dhe ndaj Atalantës, por bergamaskët duhen pasur frikë, pasi eliminuan pretendentin kryesor, Liverpoolin.

- Advertisement -

Sfida që garantojnë spektakël jo vetëm nga forma e skuadrave, por dhe vetë faza në të cilën ndodhet kompeticioni. Roma dhe Leverkusen janë përballur 6 herë në Champions dhe Europa League ku 2 fitore i takojnë italianëve, 1 aspirinave dhe 3 barazime. Dueli i fundit direkt ai në 2023, ku aspirinat u eliminuan nga ky kompeticion pikërisht mga Roma e Mourinhos.

Çelik, Lukaku e Smalling janë mungesat e vendësve, ndërsa Iglesias tek Leverkusen, me dyshen Hlozek-Tah në dyshim.

Në anëm tjetër Marseja e Atalanta ndeshen për herë të parë, për ti hapur rrugë dueleve mes tyre, me francezët që cilësohen si më favoritë. 5 lojtarë do të mungojnë tek vendësit, por edhe Gasperini nuk ka në dispozicion 3 prej tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×