English

Gjysmëfinalja e parë e Champions, Reali “tersi” i bavarezëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një finale e parakohshme luhet në Allianz Arena mbrëmjen e së martës në ligë ne kampionëve, ku Bayerni vendës pret Realin e Madridit. Dy nga skuadrat më të mëdha të kontinentit të vejtër sfidojnë njëra-tjetrën, ndërsa vetëm një biletë është në dispozicion. Një 90 minutësh që premton spektakël, me dy skuadrat të cilat janë betuar për fitimin e kompeticionit. Skuadra spanjolle mund të konsiderohet një ters për bavarezët, ku hera e fundit që janë eliminuar nga rekordmenët e Gjermanisë është 2012, ku Bayern shkoi deri në finale dhe u mposht nga Chelsea.

- Advertisement -

Në vitet e mëpasshme, Reali kaloi pa problem pengesën bavareze në 2014-ën, ndërsa në 2017-ën nuk munguan polemikat, të cilat mund t’i shuajë vetëm sistemi VAR. Edhe në sezonin pasardhës dy skuadrat u përballën me njëra-tjetrën ku më tej kaloi Reali me një gol diferencë. Pra historia flet në favor të Los Blancos, të cilët vijnë pas atij eliminimi ndaj Manchester Cityt, me Bayernin që kaloi Arsenalin, një tjetër ekip konkurrues në Evropë.

Në Spanjë, të besuarit e Ancelottit janë drejt fitimit të titullit, ndryshe nga Bayern i cili ka humbur gjithcka e shpëtimi i sezonit mbetet Liga e Kampionëve. Favoritë në letër cilësohen gjermanët edhe pse diferencat janë shumë të vogla, ndërsa kjo stregon asgjë, gjykimi i është besuar francezit Clement Turpin, i cili pritet të ketë një mission tepër të vështirë në mbrëmje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×