English

I nxehti në Evropë, temperaturat e larta më të shpeshta nga ndryshimi i klimës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ata të cilët punojnë jashtë i vuajnë më shumë temperaturat e larta që kanë përfshirë Madridin, ku termometri shënon 40 gradë Celsius.

- Advertisement -

Për shkak të nxehtësisë, 13 rajone spanjolle janë në alert, madje në Galicia autoritetet kanë parlajmëruar se temperatura do të regjistrojë 42 gradë Celsius.

Portugalia është një tjetër shtet europian që po përjeton këtë situatë, ku shumë rajone po ashtu janë në alarm të kuq.

Shërbimi Meteorologjik Kombëtar parashikon se në disa zona temperatura do të arrijë 46 gradë Celsius, ndërsa në kryeqytet do të shënojë 41 gradë.

Valët e forta të të nxehtit janë bërë më të shpeshta për shkak të ndryshime klimatike.

Temperaturat globale po rriten me kalimin e viteve dhe situata të ngjashme do të bëhen më të zakonshme.

“Modeli statistikor që përdorim për temperaturat parashikon se  në disa vende do të shënojë  46 gradë, rekordi kombëtar për Portugalinë është mbi 47 gradë në Amareleja. Nuk e dimë nëse do ta thyejë atë rekord, është një mundësi, shprehet Jorge Ponte meteorolog.

Ndërsa temperaturat vazhdojnë të rriten në kryeqytetin francez, parizianët dhe turistët shkojnë në brigjet e lumit Seine për të gjetur një shpëtim nga nxehtësia.

“Është padyshim më mirë këtu sesa në zemër të qytetit. Dhe në fakt është mjaft bukur. Ka hije, ka atmosferë me shumë njerëz, familje dhe të gjitha, ju mund të shihni varkat që kalojnë, është shumë bukur”, thotë Solene.

Zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar po koordinojnë planet e reagimit për tu përballur me një valë të nxehti që mund të sjellë temperatura rekord në vend.

Sinoptikanët kanë lëshuar një paralajmërim të nxehtësisë ekstreme për Anglinë dhe Uellsin, me temperaturat e fundjavës që parashikohen të jenë mbi 35 gradë Celsius në Anglinë juglindore dhe 32 gradë Celsius në vende të tjera.

Shërbimi kombëtar i motit, The Met Office, paralajmëroi se nxehtësia mund të shkaktojë   sëmundje të rënda dhe rrezik për jetën. Parashikohet që të ketë edhe ndërprerje në rrjetet e transportit.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×