English

Izraeli “ultimatum” Hamasit. Palët takohen në Kajro, bien dakord mbi disa propozime

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Izraeli i ka dhënë lëvizjes islamike të Hamasit një javë kohë për të pranuar marrëveshjen për shkëmbimin e pengjeve, në të kundërt do të nisë ofensivën e paralajmëruar në qytetin jugor të Rafahut.

- Advertisement -

Lajmin e bën të ditur gazeta “Wall Street Journal”, e cila nuk saktëson se kur është dhënë ultimatumi, por citon zyrtarë egjiptianë të thonë se Hamasi ka kohë deri të premten e ardhshme për të vlerësuar ofertën.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kërcënon prej kohësh se do të hyjë me forca tokësore në Rafah, duke nënvizuar se pushtimi është shumë pranë.

Në kuadër të ofertës, palët janë takuar këtë të shtunë në Kajro për të negociuar dhe sipas të dhënave të fundit, gjatë bisedimeve janë hedhur hapa të rëndësishëm përpara.

“Ndërmjetësit egjiptianë kanë prezantuar një formulë, me përfaqësuesit e Hamasit dhe ata të Izraelit që kanë rënë dakord mbi shumicën e pikave të saj”, kanë deklaruar burime egjiptiane.

Në kryeqytetin egjiptian ka mbërritur edhe shefi i CIA-s, i cili do të ndikojë në ndërmjetësimin për lirimin e pengjeve.

Ndërkohë, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka paralajmëruar se një sulm izraelit në Rafah, ku janë strehuar mbi 1 milion palestinezë, do të shkaktonte dëme përtej së pranueshmes.

Blinken ka theksuar se shteti hebre nuk ka paraqitur asnjë plan për mbrojtjen e civilëve gjatë këtij sulmi eventual. “Në mungesë të një plani të tillë, nuk mund të mbështesim një operacion ushtarak në Rafah, pasi dëmi do të shkonte përtej gjithçka që është e pranueshme”, ka thënë Blinken.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×