English

United rikthehet në Champions, shuplakë Chelsea-t në Old Traford

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas 2 vitesh mungesë, Manchester United, është rikthyer në Uefa Champions League, ndërsa fitorja e regjistruar të enjten, u ka siguruar atyre matematikisht biletën për sezonin e ardhshëm. Përballja e zhvilluar në Old Traford u mbyll në shifrat 4-1, me të besuarit e Ten Hag që dhuruan spektakël para tifozërisë së tyre.

- Advertisement -

Rezultati do të zhbllokohej shpejt, që në minutën e 6, ku Casemiro shënoi me kokë, ndërsa në limitet e pjesës së parë Martial solli golin e sigurisë. Fraksioni i dytë do të kishte të njëjtën panoramë, me vendësit që shënuan dhe dy herë të tjera me Fernandes e Rashford. Chelsea reagoi një minutë para fundit të sfidës, me Felix që realizoi një gol të bukur. Blutë e Londrës janë në një krizë të plotë rezultatesh, ndërsa kjo ishte humbja e 16 në kampionat.

E vetmja fitore në javët e fundit është ajo ndaj Bournemouth me rezultatin 3-1. Manchester United në anën tjetër është ngjitur në vendin e tretë në tabelën e klasifikimit me 72 pikë, duke i zënë vendin Neëcastles. Liverpool dhe Brighton kanë siguruar Europa Leaguen, ndërsa Aston Villa në Conference League. Kampionati anglez ka dhe 1 javë të mbetur, aty ku përballjet e vetme që kanë interes janë ato të skuadrave në fundin e tabelës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×