English

Operacion antimafia në disa vende të Evropës, mbi 100 të arrestuar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia evropiane kreu bastisje në shumë vende evropiane të mërkurën herët, si pjesë e një hetimi ndaj mafies kalabreze, sipas prokurorit federal belg.

- Advertisement -

“Këtë mëngjes, një operacion evropian në shkallë të gjerë u zhvillua në disa vende. Bëhet fjalë për një çështje të hapur nga Prokuroria Federale belge, në bashkëpunim me Prokurorinë e Limburgut, Policinë Gjyqësore Federale, Eurojust, Europol dhe vende të ndryshme, në veçanti Italinë”, thuhet në një deklaratë të Zyrës së Prokurorisë Federale belge.

Autoritetet italiane arrestuan 108 persona në Itali si pjesë e një hetimi me katër drejtime mbi akuzat e “shoqatës së tipit mafioz”, tha Karabinierët italianë në një deklaratë të mërkurën.

Arrestimet u kryen nga Carabinieri Ros dhe Komanda Provinciale e Reggio Calabria në Itali në lidhje me bastisjet e kryera në Gjermani, Belgjikë, Francë, Portugali, Rumani dhe Spanjë.

Në një deklaratë të përbashkët të mërkurën, prokurorët publikë nga qytetet gjermane thanë se “forcat nga Bavaria, North Rhine-Ëestphalia, Rheinland-Pfalz dhe Saarland” janë përfshirë në “operacionin në shkallë të gjerë”, i cili u zhvillua në të gjithë Evropën të mërkurën.

Në Belgjikë, më shumë se 20 bastisje u kryen si pjesë e operacionit, thuhet në deklaratën e prokurorit federal.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×