English

Tronditet bota e futbollit, lufta mes karteleve i merr jetën qendërmbrojtësit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Panamaja, ku është bërë publike vrasja në një atentat e futbollistit të kombëtares së këtij vendi, Gilberto Hernandez.

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin në Panama, ku futbollisti i kombëtares së këtij shteti është vrarë në një atentat në një nga rrugët e qytetit Kolon.

Qëndërmbrojtësi Gilberto Hernandez, 26-vjeç, u vra qëllua për vdekje teksa ishte me shokët në një bar në një nga rrugët e qytetit. Autorët të cilët erdhën me taksi hapën zjarr masiv, duke lënë të vdekur futbollistin dhe duke plagosur 7 persona të tjerë.

Provinca Colón e Panamasë, me një popullsi prej rreth 300,000 banorësh, regjistroi 102 vrasje vitin e kaluar, nëntë më pak se një vit më parë, sipas të dhënave të qeverisë. Autoritetet fajësojnë një pjesë të madhe të dhunës tek lufta e egër që ka nisur mes bandave të drogës në këtë zonë.

Në vitin 2017, një tjetër lojtar i Panamasë, mesfushori Amílcar Henríquez, u qëllua për vdekje në këtë provincën. Ai ishte anëtar i kombëtares së Panamasë që u kualifikua në Kupën e Botës 2018.

Në lidhje me atentatin ku vdiq Gilberto Hernandez u arrestua një nga autorët e dyshuar, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e  ngjarjes.

Futbollisti luante për ekipin e Indipendentes në Argjentinë dhe kishte bërë dy përfaqësime për fanellën e kombëtares, një ndaj Argjentinës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×