U çel në Galerinë FAB, ekspozita personale e piktorit të mirënjohur Abaz Hado. Ekspozita e titulluar ‘’Trungje dhe pemë’’ përmbledh punët e fundit të artistit.
“Mjeshtri i Madh”, rrëfen se “Trunks and Trees” është frymëzuar nga lidhja e tij e ngushtë me natyrën, dhe se ne vizionin e tij trungjet, pemët dhe natyra kanë jetë.
Një risi në këtë ekspozitë është performanca me instalacione nëpërmjet Inteligjencës Artificiale, ku peizazhet e Hados gjallërohen duke marrë forma të ndryshme.
Ekspozita e cila është perceptuar si një udhëtim në natyrën magjike nga piktori, por edhe nga kuratori i ekspozitës Gejsi Tafa nëpërmjet instalacionit, do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 22 prill.
LEXONI GJITHASHTU:
- Panairi i orëve të luksit në Zvicër, ekspozita e prodhuesve më të mëdhenj në botë
- Materiale për arsimin, çelet ekspozita me dokumente të shkollës së parë shqipe