Emigrantët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar kanë “pushtuar” rrugët e Anglisë me thirrje që kërkojnë largimin e Sekretares së Brendshme Suella Braverman.
Ndër protestuesit janë parë edhe fëmijë që mbajnë në dorë pankarta të tipit “Suella a jam unë kriminel?” apo “Pushtim i lezetshëm”.
Sekretarja e Brendshme Suella Braverman deklaroi se Anglia jugore po përballej me një “pushtim” të emigrantëve, ndërsa akuzoi shqiptarët atje për “abuzim me ligjet e tyre”.
Kjo deklaratë ka marrë reagimin e menjëhershëm edhe të qeverisë shqiptare. Kryeministri Edi Rama deklaroi për “Sky News” se ende po pret për një falje nga qeveria britanike.
Qytetarët shqiptarë kanë përdorur muzikë shqiptare në sfond, ndërsa në pankartat e tyre lexohet se nuk janë kriminelë dhe se punojnë e paguajnë taksa.
Shqiptarët janë tashmë grupi më i madh i atyre që kalojnë Kanalin Anglez me varka të vogla.
LEXONI GJITHASHTU:
- VIDEO| “Braverman ti mund të jesh kriminele, ne jo”, shqiptarët protestojnë në Angli
- Gënjeshtra që po ia mundëson 90% të shqiptarëve të fitojnë azil në Angli