English

“Ne po shpopullohemi”,Teliti kundër taksimit të profesioneve të lira: Na ikën shokët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Zyrtari i PD Dorian Teliti i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, është shprehur kundër taksimit të profesioneve të lira.

- Advertisement -

Ai theksoi se problemi më i madh që po përballet vendi ynë është shpopullimi.

Sipas tij, janë larguar nga Shqipëria dhe njerëz me poste të larta, e jo vetëm njerëzit që kanë pasur një punë apo një profesion.

“Të taksosh prefesionistët e lirë, atë që ka bërë shkollë, kurse, që janë juristë, ekonomistë, mjekë. Sot profesioneve të lira u ka shkuar tatimi nga 10 deri në 13 milion të vjetra taksimi. E vetmja shtresë e shoqërisë që mund të guxojë të flasë, të ngre kokën, dhe mund të guxojë të ngre kokën dhe një problematikë sociale kulturore ekonomike, janë ata që kanë bukë në shtëpi. Ai punëtori i thjesht që nuk ka marrë rrogën, atij nuk i intereson fare se i ka fëmijët pa bukë. Qeveria aktuale  siç e ka goditur shtresën e mesme tashmë kishte shpëtuar nga ky taksim profesionistët e lirë.

Problematika kryesore e Shqipërisë sot është popullata, ne po shpopullohemi. Pjesa më e rëndësishme që është larguar, nuk kanë qenë më ata që nuk kanë pasur profesion apo vende pune po kanë qenë miqtë dhe shokët tanë që janë largua dhe po largohen dita ditës”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×