English

E rëndë në MB, një i ri gjendet i gozhduar në një gardh në Irlandën e Veriut

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Irlandën e Veriut, Mbretërinë e Bashkuar, ku një burrë rreth të 20-ave u gjet i gozhduar në një gardh, me një gozhdë në secilën dorë, pak pas mesnate.

- Advertisement -

Sipas mediave të huaja, bëhet e ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një park makinash në Bushmills, County Antrim në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Dy furgona, njëri prej të cilëve i të plagosurit, janë gjetur në flakë në parkingun e makinave pranë parkut Dundarave.

Pamje e furgonave të djegur

Grafitet në tualetet publike aty pranë kanë qenë të lidhura me sulmin dhe zjarrvënien.

Shërbimi Policor i Irlandës së Veriut (PSNI) tha se burri mbeti me lëndime që mund të ndryshonin jetën, por jo që mund t’i rrezikonin jetën.

“Ky ishte një sulm i keq. Ne jetojmë në një shoqëri demokratike ku nuk ka asnjë justifikim për këtë. Ata që janë përgjegjës brutalizojnë komunitetet e tyre dhe kontrollojnë të tjerët përmes frikësimit dhe dhunës”, tha Det Insp Lyttle.

Ekuipazhet e Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Irlandës së Veriut (NIFRS) gjithashtu shkuan në vendin e ngjarjes, ku u shkaktuan dëme të mëdha në të dy automjetet.

PSNI po bën apel që çdo dëshmitar ose ata që mund të kenë pamjet e kamerave të kontaktojnë me ta.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×