English

Financat me menaxhim ndryshe, BE dhe BB: Kujdes PPP-të e korrupsionin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Financat publike të vendit do të menaxhohen me një strategji të re deri në vitin 2030. Ministri Financave bëri një përmbledhje të dokumentit, ndërsa mori këshilla nga BE dhe Banka Botërore për më shumë kontroll të projekteve dhe luftë korrupsionit.

- Advertisement -

Ministria e Financave ka prezantuar Strategjinë e tretë të Menaxhimit të Financave Publike, në të cilën synohet përmirësimi i investimeve publike, forcimi i kontrollit të brendshëm dhe eficenca ne mbledhjen e taksave. Ministri i Financave, Ervin Mete, tha se dokumenti synon të sigurojë një sistem financiar publik që promovon transparencën dhe zhvillimin ekonomik.

Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato këshilloi qeverinë të mos bëjë ndryshime buxhetore gjatë vitit kalendarik dhe të monitorojë kontratat me Partneritet Publik Privat.

“Kemi shprehur shqetësime për rishikimin e buxhetit me akte normative. Kjo mund të jetë e justifikueshme në situata krizash. Nga ana tjetër, mbetet e rëndësishme të fuqizojmë monitorimin në fusha me rrezik fiskal si tenderat dhe projektet me PPP”.

Gjatë prezantimit, drejtori i Bankës Botërore e vuri theksin tek lufta kundër korrupsionit.

“Duhet ruajtur disiplina fiskale nëpërmjet menaxhimit të mbledhjes së të ardhurave dhe menaxhimit të borxhit. Teksa shohim strategjinë mendojmë se ka 4 element kritik.  Një ndër to, është transparenca dhe llogaridhënia.  Duhet të sigurohemi që mundësitë për korrupsion të eliminohen.

Strategjia e re për Menaxhimin e Financave Publike është publikuar për konsultim publik në fillim të muajit të kaluar dhe pritet të miratohet brenda 6-mujorit të parë të këtij viti, për të nisur më tej me fazën e implementimit të saj.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?