English

Gazetari: 1 numër telefoni për të kërkuar drogë, i disponueshëm 24 orë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gazetari Igli Çalmeta, ka komentuar operacionin “Tempulli 3” ku në pranga ranë 20 persona.

- Advertisement -

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se personat e arrestuar ditën e djeshme janë shpërndarës të lëndës narkotike kokainë, në zonat  më të frekuentuara në Tiranë.

Sipas tij, personat që konsumonin kokainë bënin porosi përmes një numri që ishte aktiv 24 orë. Koka e grupit më pas bënte shpërndarjen e lëndës narkotike në pikat e caktuara.

“Personat e arrestuar ditën e djeshme nga anti-droga, janë shpërndarës të lëndëve narkotike në të gjithë zonat të kryeqytetit.  Në këtë rast kemi 5 persona të arrestuar si koka të grupit. Janë në kërkim dhe 10 persona të tjerë. Janë një grup kriminal që kishte një aktivitet të fuqishëm në kryeqytet në shpërndarjen e lëndëve narkotike në lokalet më frekuentuara në afërsi të qytetit.  Bëhet fjalë për kokainë që shpërndahet në lokalet më të frekuentuara.

Në zonën e Laprakës, kishte një numër telefoni, gjithmonë sipas informacioneve, ky numër funksiononte 24 orë. Më pas koka e grupit lajmëronte shpërndarësit, dhe ua dërgonin personave që e kishin porositur.  Ishte një shërbim 24 orë. Madje përdornin dhe turne”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×