English

‘Hekurudha punëson 250 persona’, drejtoresha e BERZH i përgjigjet Ramës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ekaterina Solovova, drejtoresha e BERZH-it për Shqipërinë thotë se projekti për hekurudhën Tiranë-Durrës pritet të finalizohet brenda afateve.

- Advertisement -

Në një intervistë për Euronews Albania, Solovova iu përgjigj edhe kritikave të kryeministrit Edi Rama, i cili në konferencën e përbashkët me presidenten e KE fajësoi burokracitë e BERZH për nisjen me vonesë të këtij projekti.

Zyrtarja e lartë e BERZH u shpreh se në Shqipëri sektori hekurudhor ka qenë inekzistent që prej shumë vitesh, ndaj janë nevojitur shumë investime në infrastrukturë dhe kapacitete.

Ajo falënderoi autoritetet shqiptare për durimin, ndërsa theksoi se e mirëkupton padurimin e tyre. Solovova u shpreh besimplotë se projekti do të finalizohet brenda afateve.

“Projekti është në zbatim për disa javë dhe muaj, 30 për qind janë përfunduar dhe shpresojmë të përfundojë në kohë. Nuk është projekti i parë i BERZH, kemi financuar 1 mld euro në Ballkan, sidomos për hekurudhën. Sektori ka qenë inekzistent në Shqipëri dhe ka pasur shumë investime në infrastrukturë dhe kapacitetin. BERZH dhe BE bashkëfinancojnë projektin dhe është e nevojshme koha për një projekt të tillë kompleks, ndaj afatet kohore edhe mund të shtyhen. Kemi hequr tashmë të gjitha pengesat shoqërore dhe mjedisore për ta mbyllur brenda afateve”, tha zyrtarja e BERZH.

Ajo u shpreh se përfitimet nga ndërtimi i kësaj hekurudhe janë jo vetëm shoqërore, por edhe ekonomike, ndërsa theksoi se 250 persona janë punësuar për ndërtimin e saj.

“Përfitimet do të jenë të dukshme që nga momenti kur treni të nisë të ecë për të lidhur dy qytetet më të mëdha të Shqipërisë, Tiranën dhe Durrësin. Me hekurudhën distanca mes tyre do të jetë më pak se gjysmë ore. Gjithashtu, mund të ulë densitetin e trafikut rrugor, sidomos gjatë fundjavave në plazh. Ka edhe përfitim ekonomik për transportimin e mallrave. Më shumë se 250 njerëz janë të punësuar në këtë projekt. Kjo hekurudhë do të jetë pjesë e korridorit mesdhetar që do të lidhet me rrjetin e BE, që do të thotë se do ketë përfitime dhe integrim në BE”, u shpreh Solovova.

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen të enjten në Tiranë, tha se në pranverën e vitit 2024 do të kemi hekurudhën Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Durrës-Rinas.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×