English

Kapet një telefon brenda burgut të Drenovës, i paraburgosuri futet në izolim

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Burime të siguruara nga korrespondenti i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi, thanë se telefoni është kapur në sektorin e paraburgimit të këtij institucioni gjatë një kontrolli të ushtruar nga drejtoria e burgut të Drenovës në bashkëpunim me sektorin e policisë, të cilët pasi kanë marrë informacion kanë ushtruar kontroll në dy prej dhomave të dyshuara.

- Advertisement -

Gjatë këtij kontrolli të paraburgosurit F.A rreth të 30-ave i është gjetur një telefon i markës “IPhone”.

Pas konstatimit të telefonit i paraburogusuri është izoluar ndërkohë që çështja i ka kaluar për shqyrtim prokurorisë së Korçës por edhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm për hetime të mëtejshme për të mësuar rrethanat e futjes së telefonit në ambientet e paraburgimit.

Vetëm pak ditë më parë nga ana e kësaj drejtorie është gjetur një sasi lënde narkotike në njërin prej familjarëve të një të shoqëruar në dhomat e paraburgimit.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×