English

Lot dhe përqafime, momentet kur lirohen të dënuarit në burgjet e vendit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ligji për amnistinë penale ka marrë jetë këtë të mërkurë, ku nga qelitë e burgjeve në të gjithë vendin janë liruar 700 të dënuar.

- Advertisement -

Në burgun e Beratit kanë përfituar 27 të burgosur, ndrësa 33 të tjerë do t’u ulet dënimi. Të shumtë kanë qenë familjarët që kanë pritur me padurim lirimin e të afërmve të tyre.

Pamjet nga burgu i grave në Tiranë:

Ndërsa nga burgu i Fierit janë 117 persona që kanë lënë qelitë e burgut për t’u bashkuar me familjarët e tyre. Përfituesit kanë qenë të dënuar për vepra të lehta penale, ndërsa ulje të dënimit kanë përfituar 311 të dënuar.

Edhe nga burgu i Drenovës janë 55 persona që kanë lënë qelitë, ndërsa 73 të tjerë kanë përfituar ulje të dënimit.

Pamjet nga burgu i Drenovës në Korçë:


Që në orët e para të mëngjesit familjarët e të dënuarve kanë pritur me padurim të dahurit e tyre që të lënë qelitë. Pas daljes, takimet kanë qenë tepër emocionuese.

E njëjta panoramë është parë edhe në hyrje të burgut të Peqinit, ku janë liruar 14 të dënuar, ndërsa 30 qytetarë të tjerë kanë përfituar ulje të dënimit. Numri I vogël i të dënuarve që janë liruar, lidhet me faktin se në këtë institucion të vuajtes së dënimit, shumica e tyre janë të dënuar për vepra të renda penale.

Përfitues nga amnistia penale kishte edhe në burgun e Reçit në Malësinë e Madhe. Numri i tyre ishte 135, ku përfitues nga ky ligj ishte dhe ish-kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj.

“Mos e provofte askush”, deklaroi ish-kryebashkiaku pas daljes nga qelia.

Në total nga ky ligj janë 3800 përfitues. Konkretisht, përfitojnë 1100 të dënuar me burgim, nga të cilët 700 do të lirohen menjëherë, ndërsa 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi.

Po ashtu, nga amnistia përfitojnë edhe 2 700 persona në shërbim prove. Sipas ligjit të botuar në fletoren zyrtare, nga amnistia do të përfitojnë personat që u ka marrë formë të prerë dënimi deri në datën 31 mars 2024. Nga amnistia penale përfitojnë po ashtu të dënuarit burra që u kanë mbetur pa vuajtur më pak se 4 vjet dhe gratë e të miturit që u kanë mbetur 5 vite. Përfitojnë gratë që janë mbi 50 vjeç, burrat mbi 60 vjeç dhe personat që kanë qenë nën moshën 18 vjeç kur kanë marrë dënimin.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×