English

Norris është gati të sfidojë Verstappen

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish drejtuesi i Alpine, Otmar Szafnauer deklaron se piloti që mund të sfidojë Max Verstappen është Lando Norris. Partneriteti mes Norris dhe Verstappen nuk është një ide e re dhe ishte pranë realitetit deri në momentin që piloti i McLaren rinovoi me skuadrën nga Woking në prag të këtij sezoni por Szafnauer beson se ai është piloti që mund ti krijojë probleme Verstappen në pistë.

- Advertisement -

Diçka që u pa edhe në garën e Kinës ku britaniku u rendit pas holandezit në garë si dhe vendosi pole position në të parin event Sprint të kampionatit aktual. Verstappen është pothuajse në formën perfekte çka konfirmohet nga numri i fitoreve që prej garës së fundit në “Miami Grand Prix”. Holandezi ka humbur vetëm dy gara por kjo nuk duket se krijon shqetësim për holandezin.

Gjë që sjell natyrshëm pyetjen nëse është dikush në cirkuit që mund të sfudojë Verstappen në kushte të barabarta. Szafnauer e ka emrin e tij ndërsa vetë Norris është shprehur i gatshëm për diçka të tillë megjithwse e di që do të jetë diçka e vështirë.

Në fund një mendim për 7 herë Kampionin e Botës, Lewis Hamilton. Szafnauer e vlerëson Hamilton për aftësinë e të qënit i motivuar në një fazë të karrierës kur shumë të tjerë do të ishin tërhequr nga cirkuiti.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×