Rrënojat e një qyteti pothuajse 300-vjeçar janë rishfaqur pasi temperaturat e larta në Filipine thanë pjesërisht një digë të madhe.
Qyteti Pantabangan u përmbyt në vitet 1970 për të ndërtuar një rezervuar, shkruan BBC.
Por del nga uji në raste jashtëzakonisht të rralla, kur moti është i thatë dhe i nxehtë.
Pothuajse gjysma e vendit po përjeton një thatësirë, me temperatura që arrijnë në 50 gradë Celsius në disa vende.
Ky është qyteti që ka qëndruar më gjatë ndonjëherë mbi ujë që nga ndërtimi i digës, tha për agjencinë e lajmeve AFP Marlon Paladin, një inxhinier me agjencinë shtetërore që operon digat e vendit.
Vapa ekstreme ka prishur jetën e përditshme të miliona njerëzve pasi shkollat janë mbyllur për ditë të tëra dhe punonjësit e zyrës këshillohen të punojnë nga shtëpia.
Dhe ende mund të bëhet pak më e nxehtë në ditët në vijim, tha për BBC News Benison Estareja, një meteorolog në byronë shtetërore të motit Pagasa.
LEXONI GJITHASHTU:
- Thatësira rrezikon të mbjellat, fermerët e Semanit në prag falimentimi
- Thatësira pushton Francën, nis zbatimi i masave