English

7 mijë raste të reja me diabet në vit, Toti: Shifrat po rriten. Shkak jeta sedentare

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Diabeti konsiderohet nga ekspertët e shëndetësisë Botërore  si pandemia e heshtur që po rrit çdo vit numrin e të prekurve.

- Advertisement -

Edhe Shqipëria po ndjek trendin global të shtimit të pacientëve me diabet, duke bërë që parashikimit për vitet e ardhshme të jenë të frikshme.

“Nëse  më përpara ishte 3.4.5 mijë raste, tashmë kemi 7 mijë raste të reja me diabet. nëse vijon me këtë shifër, për 10 vite numri i personave të diagnostikuar në Shqipëri do jetë 120 mijë persona.”- u shpreh Florian Toti, shef i endokrinologjisë.

Në vendin janë  93 mijë pacientë të përfshirë në skemat e mjekimit për diabet, por për endokrimologët, shifrat e sëmundjes  janë më të larta .

“Një pjesë e madhe e rasteve që janë me diabet janë të pa diagnostikuara, shifër që mund të jetë 30-70 % e atyre që janë të diagnostikuar”-shtoi Florian Toti.

Studimet kanë faktuar se ka disa faktor ndikues në rritjen e diabetit tip 2.

“Një faktor i rëndësishëm është plakja e popullatës, po futemi në atë grup-moshën që diabetin e ka pjesë të sëmundshmërisë, rritja e sedentarizmit dhe mungesa e aktivitetit fizik, nga ana tjetër janë zakonet e të ushqyerit.

Ajo çfarë po vihet re është ulja e moshës për diabetin tip 2, e cila lidhet drejt për së drejti me mënyrën e të ushqyerit dhe jetën jo aktive.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×