English

Antonio Conte trajneri i Milanit? Kuqezinjtë synojnë dhe ish-mbrojtësin juventin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Antonio Conte shihet si trajneri i Milanit në sezonin e ri futbollistik, teksa është emri më i lakuar për të marrë drejtimin e kuqezinjve. Kur duhen ende disa muaj deri në fund të sezonit aktual, Stefano Pioli duket gjithmonë e më larg Milanos edhe pse performance e italianit nuk ka qenë negative.

- Advertisement -

Aktualisht Milani renditet në vendin e tretë, e thuajse i sigurt për pjesëmarrjen në Champions në edicionin pasardhës, por ky fakt nuk i bind drejtuesit për ti dhënë një tjetër mundësi Piolit. Në këtë situatë atij do ti lejohet përfundimi i kontratës, më pas për të afruar Conten.

Ky i fundit është një njohës shumë i mirë i kampionatit Italian, ndërsa më herët përgjatë kësaj dekade ka drejtuar Juventusin dhe Interin. Me të dyja këto skuadra ia ka dalë të fitojë Serinë A.

Krahas trajnerit, Milani synon dhe ndryshime sa i përket organikës, teksa njëri prej tyre mban emrin e Merih Demiral. Qendërmbrojtësi turk i cili është aktualisht duke vijuar karrierën në Arabinë Saudite pritet të rikthehet në kampionatin Italian. 25-vjecari mban veshur fanellën e Al Hilal, ndërsa nuk do ta refuzonte një kalim drejt kuqezinjve.

Edhe emri i sulmuesit shqiptar Armando Broja po ashtu është lidhur me skuadrën milaneze, por duket se nuk ka asgjë konkrete. Kjo për faktin se interesi është konfirmuar vetëm nga mediat dhe jo nga zyrtarë të klubit Italian, gjë që shton mundësinë që Broja të qëndrojë në Londër.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×