English

Bankat futen në e-Albania, pagesat për dokumentet e shtetit nga telefoni

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Edhe bankat do të reduktojnë numrin e shërbimeve në sportele. Vitin e ardhshëm qytetarët nuk do të shkojnë të paguajnë në bankë faturat që lëshohen nga e-Albania, por do t’i kryejnë nga telefoni.

- Advertisement -

Bankat do te futen në portalin e-Albania për të mundësuar shërbime të shpejta dhe në distancë. Lidhja me sistemin do të bëhet në fillim të vitit të ardhshëm për të mundësuar kryerjen e pagesave për shërbimet e ofruara nga e-Albania, drejtpërdrejt nga llogaritë bankare.

Për t’u siguruar nga sulmet e mundshme të hakerave, lidhja do të bëhet me një identifikim të veçantë të klientit për hyrjen në platformën e e-banking nga e-Albania, të njëjtë me procedurën që ndiqet për akses nëpërmjet aplikacionit të bankës.

Këtë vit, shërbimet publike në e-Albania ranë për disa javë, pasi një sulm i rëndë kibernetik i fiku ato dhe më tej ekspozoi të dhëna personale, të cilat vetëm Agjencia e Shoqërisë së Informacionit mund t’i mbajë.

Për ndërlidhjen e sistemit me bankat ka folur këtë vit edhe kryeministri, madje me nota kritike, por specialistët IT në banka për shkak të shqetësimeve për sigurinë e serverave kanë shtyrë këtë bashkëpunim.

Megjithatë, 11 nga 12 banka tregtare në vend ofrojnë shërbime të veçuara në internet banking, ndërsa edhe banka e fundit pritet ta ofrojë këtë shërbim së shpejti. 

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×