English

Hapja e dosjeve, Rama nga Kuvendi: Pse nuk është këtu Berisha dhe Meta?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, në lidhje me projekligjin për hapjen e dosjeve.

- Advertisement -

Rama ka pyetur deputetët e opozitës, të cilët ishin të pranishëm, se pse kryedemokrati Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, nuk janë pataqitur në seancë për të votuar këtë projektligj.

“Mjafton të marrësh ulëritësin numër 1 që nuk do të hapen këto dosjet e mbrojtura nga SHIK dhe sa ka ulëritur si antikomunist dhe nuk e bëri edhe duke pasur 8 vite rresht. Ku e ke Oerd ‘non gratan’? Pse nuk vjen ai këtu që t’i japë rrugë hapjes së dosjeve, që janë dosje të personave me rëndësi që nuk hapen dot. Ka vetëm një kategori dosjesh që janë të pahapura, dosje të disa figurave të shtetit të pajisur me certifikatë sigurie që rezultojnë në dokumentet e ish-Sigurimit.

Dëshiron ti ta dish kush është shtetasi I.M, mbase është ai ose mbase nuk është ai. Të çlirohemi të gjithë nëse shtetasi I.M nuk është ai që të gjithë i shkon mendja. Pse nuk vjen këtu Partia e Lirisë dhe Liria e Partisë këtu? Sepse nuk e kanë dashur kurrë hapjen e dosjeve sepse kanë dashur që sa më shumë hije të vijnë vërdallë”, theksoi Rama.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×