English

Cannavaro vlerëson kuqezinjtë: Jo frikë, por e respektojmë Shqipërinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kampioni i Botës në 2006-ën me Italinë, Fabio Cannavaro ishte këtë të enjte në “Shtëpinë e Futbollit” në kryeqytet, ku zhvilloi një leksion me trajnerët të cilët marrin licencën e UEFA Pro, ndërsa në përfundim u ndal të fliste për mediat.

- Advertisement -

Ai analizoi kampionatin evropian, ndërsa foli po ashtu për Shqipërinë, të cilën e konsideron një kundërshtar të fortë.

“Unë mendoj gjithmonë që ndeshja e parë e një botërori apo evropiani është gjithmonë e komplikuara. Vihet pas një periudhe pune dhe skuadrat nuk dihet se në ç’gjendje janë. Të luhet kundër jush nuk është e lehtë sepse jeni një skuadër e re, e fortë, dhe me një trajner shumë të përgatitur. Sigurisht që për Italinë do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Mendoj që normalisht ndeshjet duhen fituar. Në të njëjtën kohë duhet ta tregosh në fushë. Është një skuadër me një trajner të ri, ka lojtarë që kanë eksperiencë të ndryshme. Spaleti është një trajner me eksperiencë shumë të madhe, edhe në futbollin ndërkombëtar. Ndeshja është e pare është gjithnjë më e vështira, pastaj në Itali dihet po humbe një ndeshje pastaj bëhet dramë. Nuk ka frikë, por ka respekt të madh për Shqipërinë. E dimë që është një kombëtare që ka lojtarë të mirë, gati të gjithë luajnë jashtë, kanë shumë eksperiencë. Shumë luajnë edhe në kampionatin tonë dhe dihet pastaj se në fazat finale të këtyre evenimenteve nuk të dhuron askush asgjë.

I pyetur nëse Shqipëria ka mundësi të mundë Italinë, kampioni i Botës u përgjigj: “Sigurisht. Pse nuk duhet? Nuk është se në fushë hyn historia, në fushë futen lojtarët, hyjnë skuadra që tashmë janë super të përgatitura. Nuk ka më skuadra në botë të papërgatitura teknikisht. Pse duhet nënvlerësuar Shqipëria”?

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×