English

Klerikët fetarë të Kosovës të bashkuar në Hagë: Krerët e UÇK-së të pafajshëm

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Delegacioni i klerikëve fetarë nga Kosova kanë vizituar krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe të tjerët, në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

- Advertisement -

Pas takimit ata kanë uruar që krerët e UÇK-së, të kthehen sa më shpejtë në vendin e tyre.

Naim Ternava, kryetar i Bashkësisë Islame në Kosovë, tha për KosovaPress, se gjendja shëndetësore e krerëve të UÇK-së është e mirë.

Sipas tij, krerët e UÇK-së do ta kalojnë ballafaqimin me gjykatën e drejtësisë dhe do të kthehen në Kosovë si të pafajshëm.

“Sot jam më se i gëzuar që pata rasti që bashkë me ipeshkvin e Kosovës, bashkërisht t’i takojmë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke filluar te vet presidenti e tutje. Patëm rastin që të bisedojmë me ata. Gjendja e tyre shëndetësore ishte jashtëzakonisht e mirë dhe besojmë se edhe këtë ballafaqim me gjykatën e drejtësisë, këtu në Hagë do ta kalojnë dhe do të kthehen sa më shpejtë në Kosovë si të pafajshëm”, tha ai.

Ipeshkvi Dodë Gjergji është shprehur i lumtur për mundësinë e vizitës së krerëve të UÇK-së, derisa ka uruar të kthehen sa më shpejtë në vendin e tyre.

“Po ashtu jam i kënaqur që sot kisha mundësi të bëjë një vepër të mëshirshme, për të vizituar njerëzit që iu mungon mundësia e lirisë. Urojmë që të kthehen sa më shpejtë në shtëpi”, tha ai.

Të dy drejtuesit fetarë dhanë edhe mesazhin e bashkimit, pa marrë parasysh përkatësisë fetare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×