English

Mbyllet merkatoja e futbollistëve, cilat janë ekipet me blerjet më të mira

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vetëm pak minuta më parë është mbyllur merkatoja e futbollistëve në këtë sesion tranferimesh në kampionatet elitare të Evropës dhe jo vetëm.

- Advertisement -

Përgjatë 60 ditëve skuadrat në të gjithë Evropën kanë bërë përforcimet për sezonin e ri. Kampionati me rivalitetin me të madh është ai anglez, madje është kampionati ku skuadrat kanë shpenzuar më shumë para për blerjen e futbollistëve.

Kampionët në fuqi, Manchester City përmbushën objektivat e tyre me blerjet e këtij sezoni, duke afruar lojtarë si Haland, Klavin Phillips dhe së fundmi mbrojtësin zviceran Maunel Ankanji. Liverpool, pas blerjes se Darwin Nunez, Fabio Carvalho, ka siguruar shërbimet e mesfushorit brazilian Arthur nga Juventus.

Edhe Manchester United mbylli merkaton duke plotësuar objektivat. Djatë e kuq afruan Eriksen dhe vetëm 1 ditë më parë shpenzuan afro 100 mln euro për sulmuesin brazilian të Ajax, Antony si dhe bashkëkombasin e tij, Casemiro.

Chelsea ishte një tjetër ekip aktiv në merakto me fokus rinovimin e repartit të mbrojtjes, ku bëri 3 afrime të bujshmë, Koulibaly, Cucurella dhe Fofana. Edhe Arsenal, i cili kryeson Premier Leaguen afroi në skuadër Gabriel Jesus, mbrojtesin Saliba dhe Zinchenko.

Në Serinë A, skuadrat bën një merakto më të vakët për shkak edhe të financave të dobëta. Juventusi bëri disa goditje duke afruar Angel Di Maria, Pogba dhe së fundmi Milik dhe Parades.

Milani, i cili i ka objektivat e qarta pas një sezoni pozitiv, afroi në skuadër futbollistë të rinj dhe premtues si Charles De Keteleare, Adli apo dhe dy goditjet e minutave të fundit, Serginho Dest, Malick Thiaë dhe Aster Vranksx.

Ziklatërit e Interit morën sërish në huazim sulmuesin belg Lukaku, mesfushorin Mikhitariyan, dhe pak orë më parë mbojtësin Acerbi.

Edhe Roma e Jose Mourinhos arriti të blejë lojtarë më peshë si Paolo Dybala, Namanja Matic, por së fundi edhe Andrea Belotin.

Barcelona në Spanjë duket se ka bërë një ndryshim radikal në skuadër duke nisur një cikël të ri me trajnerin Xavi. Afrimet e bujshme të saj ishin Lewandowski, Raphina, por edhe mbrojtësi Kounde. Reali I Madridit zhvilloi merkato me afrime të shpejta. 100 mln euro paguan galaktikët për Aurelian Tchouameni.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×