English

Autoriteti i Dosjeve: Palët e prekura të kërkojnë informacion në rrugë ligjore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar, pas kërkesës së Partisë së Lirisë, kryesuar nga Ilir Meta, ku kërkohej informacion dhe sqarim në lidhje me dosjen ku aludohet  se ish-presidenti ka qenë pjesë e ish-Sigurimit Shtetëror.

- Advertisement -

Përmes një deklarate zyrtare, ky institucion thotë se çdo preson mund të ndjekë rrugën ligjore për informim dhe të drejtën e informimit për dosje të ish-Sigurimit të Shtetit mund ta ushtrojë çdo palë e prekur apo e përmendur.

Sipas Autoritetit të Dosjeve, rastet e referuara Kuvendit nuk janë objekt verifikimi, për shkak të pengesës ligjore të cituar më herët, teksa theksohet se është në pritje të ndryshimeve ligjore të propozuara, për të kryer kërkimet dhe verifikimet përkatëse për rastet.

Ish presidenti Ilir Meta është politikani i lartë me inicialet I.M që figuron në dosjet e Sigurimit të Shtetit.

Autoriteti i Dosjeve e përmend atë me emër dhe mbiemër në dokumentin që i drejtoi Kuvendit ku i kërkon gjithashtu të ndryshojë ligjin, pasi sipas tij nuk mund të verifikohen figurat politike të verifikuara një herë nga komisioni Mezini e Bezhani.

Meta si politikan i hershëm, ka certifikatë pastërtie, por nëse do të verifikohej prapë, thuhet në dokumentin drejtuar kuvendit, rezultati do të ishte ndryshe. Vetë ish-presidenti e quan këtë një lojë të motivuar politikisht.

LEXONI GJITHASHTU

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×