English

Mungesa të pajustifikueshme në stërvitje, United gjobë mijëra euro sulmesit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sulmuesi britanik Marcus Rashford po kalon një situatë jo pozitive në karrierën e tij, ndërsa është gjobitur nga skuadra e Manchester United. 26-vjeçari është treguar jo korrekt ndaj klubit në të cilin aktivizohet prej 2015-ës, duke munguar pa arsye në seancat stërvitore. E fundit është në nivelin e një skandali, teksa sulmuesi i 3 luanëve nuk u paraqit në stërvitje duke mashtruar teknikun Ten Hag dhe drejtuesit e tjerë, ku kishte bërë të ditur se vuante nga problemet shëndetësore.

- Advertisement -

Dicka e tillë u hodh poshtë menjëherë, ku në medait britanike u publikuan pamjet ku Rashford shihej në një klub nate deri rreth orës 4 të mëngjesit, e konsumonte alkool. Madje i pranishëm me të ishte dhe një e re, e cila u pa teksa qëndronte për orë të tëra me futbollistin. Të nesërmen sulmuesi anësor e pati të pamundur të ishte i pranishëm në stërvitje, ndërsa u thirr në një mbledhje ku iu komunikua gjoba prej 760 mijë euro. Kjo pagesë është e barabartë me 2 javë pune të 26-vjeçarit.

Krahas kësaj ngjarje, edhe në fushë lojtari nuk ka prodhuar thuajse asgjë ku në 26 ndeshje të luajtura ka arritur të shënojë vetëm 4 gola.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?