English

Ndryshon paketa fiskale, qeveria tërhiqet nga indeksimi i akcizës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Paketa fiskale 2024 do të prekë vetëm akcizat. Qeveria ka vendosur të tërhiqet nga indeksimi i nivelit të saj sipas inflacionit, duke e kufizuar nivelin në 1.5 për qind.

- Advertisement -

Rritja e fortë e çmimeve në vitin 2022, e cila çoi inflacionin përtej nivelit 8%, automatikisht do të çonte edhe në rritje të akcizës. Por, qeveria ka ndërhyrë, duke e kufizuar shkallën e indeksimit 2-vjeçar në 1.5 për qind.

“Nisur nga niveli i pazakontë, i inflacionit kjo masë e ligjit duhet të ndryshojë, ndaj propozojmë vendosjen e një tavani prej vetëm 1.5% indeksim çdo dy vite”, deklaroi ministri i Ekonomisë Ervin Mete.

Ligji i miratuar në paketën fiskale të vitit 2022, parashikonte se akciza për mallrat si birra, vera, pijet alkoolike apo karburantet do të indeksohej një herë në çdo dy vjet me normën e inflacionit të dy viteve paraardhëse.

Por për vitet 2022-2023, shkalla kumulative e inflacionit shkon 11.4 për qind. Pra, me përcaktimet ligjore, akciza do të rritej edhe 11.4% mbi nivelin aktual, cka do të çonte në një rritje të ndjeshme të taksës, veçanërisht për karburantet.

Me një shembull të thjeshtë, nëse për një litër karburant, qytetari sot paguan 38 lekë, me ligjin në fuqi do të duhet të paguante edhe 4 lekë më shumë, por me ndërhyrjen që bën qeveria, ai do të paguajë shtesën 0.6 lekë.

Ministria e financave thotë se kjo masë do të kufizojë efektin e barrës fiskale duke shmangur rritjen e çmimeve për këto mallra, veçanërisht karburanteve që kanë dhe nivelin më të lartë të akcizës.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×