English

‘Partneriteti me SHBA i çmuar për forcimin e demokracisë’, Begaj takon Yuri Kim

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka zhvilluar një takim këtë të mërkurë me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim.

- Advertisement -

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj ka bërë të ditur se partneriteti mes Shqipërisë dhe SHBA është shumë i cmuar në forcimin e demokracisë dhe prosperitetin.

Begaj thekson se takimi i sotëm me Yuri Kim është i pari si President i Republikës dhe i hap rrugë angazhimit të mëtejshëm në zhvillimin e miqësisë mes dy vendeve.

Bajram Begaj mori zyrtarisht detyrën si Kryetar i Shtetit më 24 korrik. Gjatë fjalës së tij, Begaj falënderoi Ilir Metën për përmbushjen e detyrës, ndërsa shprehu angazhimin me përgjegjësinë që mban ndaj qytetarëve dhe partnerëve të Shqipërisë.

Presidenti u zotua se në interesin e përbashkët mbetet konsolidimi i institucioneve e si rrjedhojë inkurajon çdo veprim për marrëdhënie të shëndosha mes institucioneve Kushtetuese.

Sa i takon konferencës së parë ndërqeveritare, Begaj tha se është një arritje e madhe e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×