English

Politikani serb vendos flamujt e komuniteteve para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Politikani serb nga veriu i Kosovës, Aleksandar Arsenijeviç vendosi flamujt e komuniteteve që jetojnë në Kosovë para objektit të Qeverisë së Kosovës, përfshirë edhe flamurin e Serbisë.

- Advertisement -

Por, disa minuta më vonë ata u hoqën nga sigurimi dhe pjesëtarë të tjerë të ekzekutivit.

Arsinijeviç fillimisht tentoi që t’i vendoste flamujt brenda rrethojave të oborrit të Qeverisë, por policia nuk e lejoi dhe ai i vendosi ata pak metra më pak, shkruan REL.

“Në mes të krizës dhe tensioneve ndëretnike në Kosovë, kam dashur të tregoj se, duke qenë se të gjitha institucionet qendrore kanë flamurin shqiptar, kam dashur që ne edhe ne që jetojmë këtu – sepse gjyshi, stërgjyshi im kanë lindur në Kosovë, kushdo që ka lindur këtu dhe jeton në Kosovë – të kemi të drejtë të shfaqim simbolet tona”, tha Arsenijeviç.

“Kosova është e të gjithë neve, ne komunitetet që njihemi në Kushtetutë, pra serbët, goranët, romët ashkalitë, egjiptianët, të gjithë jemi të barabartë para këtij ligji. Unë iu referova Kushtetutës dhe neneve të saj dhe nuk dua të nxisë urrejtje”, shtoi Arsenijeviç, që udhëheqë Iniciativën Qytetare “Mbijetesa serbe”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×