English

Sekuestrohen 22 kg kanabis në Vaun e Dejës, arrestohen babë e bir

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia në Vaun e Dejës ka sekuestruar një sasi prej 22 kilogramë lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.

- Advertisement -

Në pranga kanë rënë babë e bir: M. N., 69 vjeç dhe K.  N., 31 vjeç, banues në Vau i Dejës dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit M. N., në lagjen “Kinema”, Vau i Dejës, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 22 kilogramë kanabis, në proces tharjeje”, thotë policia.

Punohet për kapjen e shtetasit P. L. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×