English

E diela pa makina në Tiranë, drejtuesit e mjeteve: Janë ngarkuar rrugët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

E diela në kryeqytet ishte pa makina në disa segmente, por me trafik në rrugët pranë tyre. Bashkia Tiranë ka vendosur që çdo e dielë të jetë dita pa makina nga ora 09:00 deri në orën 15:00 vetëm në disa segmente.

- Advertisement -

Rrugët pa makina iu dedikohen këmbësorëve për të ulur ndotjen. Por, sipas shoferëve kjo ka mbingarkuar më shumë trafikun.

“Të bllokosh dy segmente kur gjithë Tirana është trafik kjo është pa kuptim fare. Shumë trafik. Njerëzit kanë edhe punë duhet të lëvizin”, shprehen disa drejtues mjetesh.

Një efekt krejt tjetër ka ‘Tirana pa makina’ tek këmbësorët.

“Sot ndryshon nga ditët e tjera, më pastërti duket, rruga duket më e lirë”, thonë qytetarët.

Qarkullimi i ditëve të diela kufizohet në segmentet e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nga Ministria e Brendshme deri në fillim te “Ish-Hotel Dajti” dhe nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”. Segmenti tjetër pa makina është në rrugën “Myslym Shyri.”

LEXONI GJITHASHTU

1 COMMENT

  1. Evlad për momentin jemi në shkallt e SOJIT tek kujdesia,si në prehnin e Nanës,ja vlen me pas vetvehten nën kontroll, për nji gabim sado tvogël na shashëtris rryma,vazhdojm ma tej

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×