English

Sulmi kibernetik, hakerat publikojnë dokumente të institucioneve shtetërore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një grup i vetëquajtur Homeland Justice (Drejtësi për Ardheun) pretendon se ka qenë pas hakerimit të e-albania.

- Advertisement -

Për ta vërtetuar këtë, ky grup ka publikuar një folder brenda të cilit ka materiale të institucioneve më të rëndësishme të shtetit shqiptar.

Justifikimi i sulmit të tyre shpjegohet nën parrullën: “Pse duhet qe të shpenzohen taksat tona per terroristët e Durrësit”, duke iu referuar ish-muxhahedinëve iranianë (MEK) që janë strehuar në Manzë të Durrësit.

Folder me dokumente të AKSHI-t, publikuar nga hakerat
Folder me dokumente të AKSHI-t, publikuar nga hakerat

Kryeministri Edi Rama deklaroi të mërkurën se sulmi kibernetik është organizuar nga një shtet dhe janë dy shtetet për të cilat dyshohet.

Kreu i qeverisë theksoi se sulmi është i sofistikuar dhe në procesin e mbrojtjes e kundërsulmit është përfshirë edhe NATO-ja.

Prej disa ditësh, sistemet online në vend janë sulmuar nga hakerat. Sipas Agjencisë Kombëtare të Informacionit, sulmi i sofistikuar drejt sistemit të informacionit, vjen nga jashtë Shqipërisë.

LEXONI GJITHASHTU

2 COMMENTS

  1. Ca dreqin kerkojm ne me Iranin. Na rroft Amerika se po te na donin vertet i mernin vet keta terrorista sikur skan vend tok plot andej por jo na i ngjeshin ne ktu vend i vogel me mbrojtje amatoreske ku shum faqe zyrtare shteterore skan as elementin e sigurise https e jo me te presesh ti te ken siguri te nivele qe te ndalojn hakerat. Vaj medet cna ka zen.
    Te na donte vertet amerika na i hiqte vizat se ne fund te fundit 1 milion njerez aktiv jemi se pleqt e disa nuk do iknin. Rroft ameriks e mendje shplarve dhe te degjeneruarit vjedhesit britanik qe me qindra vite vetem kolonizuan vran e theren per nje te ardhme me te pasur per femijet e tyre. Ne te na rrojn ata se vet skemi bole.

  2. Edhe ky skandal do kaloje si te gjithe skandalet e rilindjes. Nje justifikim i rradhes dhe fytyra sholle. Do takohemi ne zgjedhje rilindje. Me mire non-graten Sali Berishen sesa keta specialistat (jo socialistat se vetem socialista qe nuk jane keta)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×