English

Koçiu: Përfundon procesi i dezinsektimit në qarqet Shkodër, Fier, Durrës e Tiranë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Plazhi i Spillesë, një nga zonat më të frekuentuara nga turistët vendas dhe të huaj, është përfshira në hartën e Programit Kombëtar të Dezinsektimit, pjesë e planit të masave të marra nga MSHMS për një sezon turistik të qetë dhe të shëndetshëm për të gjithë ata që zgjedhin Shqipërinë për të pushuar.

- Advertisement -

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, e shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla dhe Prefekti i Qarkut Tiranë, Afrim Qendro, monitoruan sot nga afër plazhin e Spillesë në përfundim të dezinsektimit përgjatë gjithë vijës bregdetare dhe zonave problematike.

Koçiu tha se Plazhi i Spillesë frekuentohet nga pushues të shumtë që vijnë jo vetëm nga qytete si, Elbasani, Durrësi, Peqini, Lushnja dhe Berati, por edhe nga turistë të huaj.

Ajo tha se kjo ka qenë një nga zonat më problematike sa i përket shqetësimeve apo grumbullimit të mushkonjave.

“Kemi përfunduar procesin e dezinsektimit në të gjitha vatrat të cilat ishin problematike për nga grumbullimi i larvave të mushkonjave. Kemi përfunduar dezinsektimin dhe monitorimin entomologjik në Shkodër, Fier dhe Durrës”, deklaroi ministrja duke shtuar se Kavaja dhe Rrogozhina përmbyllën fazën e monitorimit entomologjik pas kryerjes së dezinsektimit në Qarkun e Tiranës.

Koçiu ritheksoi se duhet një koordinim mes të gjitha strukturave për të garantuar siguri për pushuesit si dhe mjedise sa më të pastra e të qeta gjatë këtij sezonin turistik.

Gjithashtu, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nënvizoi rëndësinë e zbatimit të masave higjieno-sanitare nga të gjithë, që nga pushteti vendor deri te strukturat akomoduese të pushuesve.

Ekspertë të shëndetit publik kanë kryer monitorimin entomologjik në Qarkun e Tiranës pas kryerjes së dezinsektimit.

Sipas Ministrisë, dezinsektimi i vatrave problematike për uljen e transmetimit të sëmundjeve infektive dhe shqetësimet nga pickimet dhe reaksionet alergjike është kryer sipas një protokolli të caktuar që nuk dëmton florën dhe faunën dhe nuk krijon shqetësime tek turistët dhe qytetarët.

Programi Kombëtar i Dezinsektimit do të vijojë deri në tetor në të gjitha zonat e përcaktuara nga ekspertët e shëndetit publik, për uljen e transmetimit të sëmundjeve infektive dhe shqetësimet nga pickimet dhe reaksionet alergjike.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×