Rritja e çmimeve shton sfidat për blegtorët
Vëllezërit Nika prej vitesh ia kanë dedikuar jetën blegtorisë. Ata sot kanë 400 krerë bagëti, dhi të buta. Xhaferri dhe Durimi kujdesen çdo ditë për tufën e bagëtive.
“Vij në mëngjes bashkë më vëllain. Kemi 400 copë dhi, kemi investuar shumë lekë në vendin tonë në Shqipëri por nuk kemi shumë ndihma nga shteti që të vazhdojmë më tepër”, tha njëri prej vëllezërve.
Dy herë në ditë ata mjelin bagëtitë, një proces që mund të bëhet me makinerinë e mjeljes, por që nuk kanë arritur dot ta sigurojnë.
“Një orë mjelja, mund të kishim një pajisje të tillë, makineri që mjelim më shpejt që të paktën mos të ishte e lodhshme, do ishte më mirë por që nuk është mundësia”, tha Nika
Shitja e qumështit një tjetër problem që shoqëron blegtorët, ku detyrohen ta shesin në baxhë me një çmim shumë të ulet, 60 lekë litri.
“Dorëzuam qumështin. Afro 1 kuintal qumësht me 60 lekë shkon 60 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë djathi i dhisë shitet shumë shtrenjtë 7 apo 8 mijë lekë në treg. Qumështin e marrin shumë lirë. Një bidon ujë sikur e dini vet është 50-60 lekë. 1 litër qumësht e barabartë me 1 litër ujë”, tha Nika.
Shumë lodhje dhe mund për të mbajtur 400 krerë bagëti, ku çdo ditë harxhojnë mbi 1 kuintal misër për ti ushqyer, ndërsa prej me shume se 3 javësh përballen me rritjen e çmimit të misrit.
“Siç e shikoni dhe vetë ne po i ushqejmë bagëtitë. Konsumojmë afro 1 kuintal e gjysmë misër dhe hime në ditë dhe dalin në kullotë pastaj. Shpenzimet janë të mëdha. Ftesa është shumë pak. çmimi i misrit është 60 mijë lekë kuintali. Përpara ishte misri me 30 mijë lekë kuintali. Është dyfishi. Në muaj konsumojnë 2 milionë lekë të vjetra. Njëherë në vit e marrim prodhimin ne. Qumështin dhe kecat kemi” tha Nika.
Vaksinimi i dhive 3 herë vit është një tjerët kosto që rëndon drejtpërsëdrejti mbi ta.
“3 vaksina në vit ju bëjmë edhe ato i blejmë. Asgjë s’marrim nga shteti. I blejmë vetë 1 milion lekë vaksina. Humbje ka plot. I ha ujku, ose ngordhin, i zë sëmundja. Shteti nuk vë dorë në këto lloj gjërash si në shtetet e tjera psh., jo më larg se në Kosovë dhe Maqedoni. Shteti paguan vetëm krerët prodhueset të qumështit dhe të mishit. Në rast humbje ose ngordhje nuk vë dorë fare. Tani është momenti që i nxjerrim të kullosin deri në darkë pasdite bashkë me çobanin, dhe vinë në darkë. Përsëri mjelje, kullotje, lodhje ka plot”, tha njëri prej vëllezërve.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 20:02 Kuçana përplaset me Berishën: PD duhet të lexojë sheshin, “mulizimi” duhet të marrë fund
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro