English

Spiropali-opozitës: A është SPAK organizatë kriminale, çohuni dhe thuajeni qartë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali, u përplas gjatë seancës së kësaj të enjteje me kreun e grupit parlamentar Gazmend Bardhi.

- Advertisement -

Ishte Bardhi që fillimisht akuzoi maxhorancën se rrëzimi i kërkesës së PD për mocionin me debat për drogën, u bë me qëllim që të mos diskutohej në parlament akuza e opozitës për përfshirjen e vëllait të kryeministrit në dosjen “Xibraka”.

Spiropali tha se përgjigjen për këtë do ta japë SPAK, ku vëllai i kryeministrit, Olsi Rama, ka akuzuar për kallëzim të rremë ndaj Gazment Bardhin.

Spiropali ftoi opozitën që të mbajë një qëndrim të prerë për Prokurorinë e Posaçme, nëse është organizatë kriminale, siç e quajnë disa, apo organ i ri i drejtësisë që godet pandëshkueshmërinë.

“Çohuni dhe thuajeni qartë çfarë është SPAK-u për ju? Është organizatë kriminale, apo është organ i institucioneve të reja të drejtësisë që po Llufton pandëshkueshmërinë. Dhe përgjigja të mos jetë si e herës së kaluar që kur SPAK godet regjimin e Edi Ramës është institucion i drejtësisë, kur SPAK-u godet baballarët tuaj është organizatë kriminale. Kjo është gjuha juaj që nuk ka koherencë. Nuk ka asnjë pikë lidhje as me procedurën as me kërkesën që ju bëni për të cilën përgjigjja ju është çuar në SPAK. Ku o duhet të shkoj në burg trafikanti i përgojuar prej jush pafundësisht dhe pacipëisht kudo ose duhet të përgjigjeni ju si kallëëzues i rremë”, tha Spiropali.

Çfarë deklraoi Gazment Bardhi:

Në kundërshtim me rregulloren, ju nuk keni sjell sot në kuvend kërkesë për Mocion me Debat për çeshtjen e drogës. Në tativë për të mbrojtur vëllain e kryeministrit ju keni grisur kushtetutën. Ju jeni kthyer në avokat të drogës. Meqë nuk mbyllni dot procedimin ndaj vëllait të kryeministrit kërkoni të mbyllni seancën“.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×