English

U përfshi në një konflikt te ish-Blloku, polici akuzohet për plagosje

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një efektiv policie dhe 6 persona të tjerë janë nën hetim për plagosje të lehtë me dashje.

- Advertisement -

Efektivi me iniciale D.N, me detyrë nënkomisar është përfshirë në një konflikt më 9 shtator, rreth orës 2 të mëngjesit gjatë qëndrimit të tij në një lokal në ish-Bllok.

Pas përfshirjes në një konflikt fizik, për motive të dobëta, mes disa shtetasve që ishin nën ndikimin e pijeve alkoolike, ai ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar lëndime disa personave, thuhet në njoftim.

Pas marrjes së ndihmës së parë dhe mjekimit në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare, pajisjes me vendimet përkatëse të ekspertimit mjeko-ligjor dhe marrjes së ndihmës së parë mjekësore, shtetasit janë larguar në banesat e tyre, ndërsa provat në vendngjarje i janë nënshtruar ekspertimit teknik vlerësues.

Vijojnë hetimet për individualizimin e përgjegjësisë penale të gjithsecilit prej personave të përfshirë në këtë konflikt, apo identifikimin e personave të tjerë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×