English

77 për qind e viktimave të krimeve seksuale në Shqipëri, të mitur

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Krimet seksuale po rriten nga viti në vit. Ajo çfarë e bën më shqetësuese situatën, është fakti se shumica e viktimave janë fëmijët.

- Advertisement -

“Më tërhoqi për të më puthur pa dëshirën time tek shkallet e pallatit dhe më pas më zuri duart me forcë dhe më uli poshtë…” Kjo është një nga dëshmitë e të miturve që kanë rënë pre e krimeve me natyrë seksuale.

Shifrat zyrtare të rasteve të hetuara nga prokuroria tregojnë rritje me 17% të ngacmimeve seksuale.

Gjatë vitit 2021 u hetuan edhe 25 raste për marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur, 3 më shumë se në 2020-n.

Numri më i madh i hetimeve është regjistruar në Tiranë, ndërsa koeficienti më i lartë për 100 mijë banorë rezulton qarku Gjirokastër, i pasuar nga Berati.

65% e të pandehurve për krimet seksuale janë me arsim 9-vjeçar, ndërsa 93 % rezultojnë të papunë.

Shqetësues është fakti që sipas të dhënave 77% e viktimave të krimeve seksuale janë të miturit nën 18 vjeç, nga të cilët 94% femra dhe 6% meshkuj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×