English

Basha për tensionet në veri të Kosovës: Serbia ka zgjedhur aktet destabilizuese

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me tensionet në veri të Kosovës.

- Advertisement -

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha deklaroi se “përdorimi i strukturave të paligjshme dhe grupeve kriminale për të vendosur barrikada në veri, për të kërcënuar dhe goditur me armë policinë e Kosovës, është kthim në të kaluarën e errët.”

Sipas tij, lidershipi aktual serb ka zgjedhur aktet destabilizuese, në vend të bashkëpunimit, paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Përdorimi i strukturave të paligjshme dhe grupeve kriminale për të vendosur barrikada në veri, për të kërcënuar dhe goditur me armë policinë e Kosovës, është kthim në të kaluarën e errët. Shpërfillja për jetën dhe sigurinë e qytetarëve serbë të Kosovës dhe sulmet ndaj agjensive ligjzbatuese të saj, dëshmojnë se në vend të vullnetit për bashkëpunim, paqe dhe stabilitet në rajon, lidershipi aktual serb ka zgjedhur aktet destabilizuese.

Shqiptarët kudo janë pranë qytetarëve, autoriteteve dhe forcave të sigurisë të Kosovës, që me maturi dhe vendosmëri po përballen me situatën e tensionuar në veri. Provokimet e Beogradit zyrtar dhe instrumentalizimi i grupeve të krimit të organizuar nuk mund të tjetërsojnë realitetin e Kosovës së pavarur, frut i sakrificave mbinjerëzore të shqiptarëve dhe përpjekjeve të përbashkëta të NATO dhe SHBA”, shkroi Basha në Facebook.

Serbët lokalë në veri të Kosovës ngritën barrikada më 10 dhjetor, në shenjë kundërshtimi lidhur me arrestimin e Dejan Pantiqit, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Autoritetet në Kosovë thanë se ai kishte organizuar “sulmin terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri më 6 dhjetor.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×