English

Oficerët e OPGJ në banesën e ish-kryeministrit, flet avokati: Prezent dhe Berisha

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Oficerët e policisë gjyqësore ishin pasditen e kësaj të shtune në ambientet e banesës s ëish-kryeministrin Sali Berisha, ku i komunikuan zyrtarisht masën e sigurisë “Arrest me burg”.

- Advertisement -

Në një prononcim të shkurtër avokati i Berishës, Sokol Mëngjesi, deklaroi se në takim me oficerët e OPGJ ishin prezent avokatët por dhe vetë ish-kryeministri.

“Normalisht një gjë e pritshme. Ishim dhe ne prezent ishte dhe vetë zoti Berisha kur erdhën oficerën e policisë gjyqësore”, tha Mëngjesi.

Kujtojmë se GJKKO caktoi mesditën e të shtunën masën e sigurisë “Arrest me burg”, me mbikqyrje policore, ku i lejohet komunikimi vetëm me familjarët e tij.

Sipas njoftimit të GJKKO Sali Berisha nuk duhet të largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën: Rruga “Mustafa Matohiti”, si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të.

Për ekzekutimin e këtij vendimi është ngarkuar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

Këtë vendim e ka marrë gjyqtarja Irena Gjoka, për të cilën u tha se është kërkuar përjashtimi nga avokatët e Berishës, por kjo gjë nuk u konfirmua nga GJKKO.

Avokatet e Berishës deklaruan se vendimi ishte marrë në shkelje ligjore.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×