Rama takime me krerët e partive kryesore të Kosovës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama diskutoi sot gjatë vizitës në Kosovë situatën me Serbinë përmes takimeve që pati me krerët e partive kryesore, ku shumicën prej tyre i ftoi për vizitë zyrtare në Tiranë.

Rama takoi kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqin, kryetarin e Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacollin, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinajn dhe kryetarin e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limajn.

Gjatë takimeve nuk u lejuan të merrnin pjesë mediat. Gazetarët u lejuan vetëm në fillim të tyre për të marrë pamje ilustruese.

Abdixhiku falenderoi në emër të LDK-së Ramën për mbështetjen që po i jep Kosovës.

“Raportet ndërshqiptare janë bazamenti i suksesit tonë,” – theksoi Abdixhiku në Facebook.

Qasje të ngjashme pati edhe nga Krasniqi. Kreu i PDK-së i shprehu Ramës vullnetin për të kultivuar raporte miqësore me të gjitha institucionet e Shqipërisë.

Ndryshe nga kryetarët e tjerë, Haradinaj tha për mediat se i kishte folur Ramës edhe për projekt-idenë për ndërtimin e një hekurudhe Kosovë-Shqipëri, të cilën ai tha se është më se e nevojshme për dy vendet.

Kryetari i AAK-së, theksoi për mediat se e mirëpriste idenë e “Open Balkan”, por vetëm pas një njohje të pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Rama viziton sot zyrtarisht Kosovën në vizitën e tij të parë zyrtare në një vend jashtë pas marrjes së mandatit të tretë qeverisës. Gjatë ditës ai zhvilloi takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti ku u ra dakord që në nëntor të zhvillohet një mbledhje e përbashkët e dy qeverive.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Tensione mes Francës dhe Britanisë për emigrantët, zgjidhja e problemit ende larg

Në kampin ku kanë qëndruar 27 personat që pak ditë më parë u mbytën në kanalin e La Manshit janë të vështira. Që prej 2018-s,...

LSDM pa “Alternativë”, ende pa pakt me partinë shqiptare për koalicion

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, partia opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut "Alternativa" ka autorizuar kryetarin Afrim Gashi që të vazhdojë bisedimet për t’u...

8 viktima nga COVID-19, mbi 400 raste të reja në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka pasur 8 humbje jete dhe mbi 400 raste të reja me COVID-19. Viktimat janë dy qytetarë nga...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER